Dafina Zeqiri: “Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara”

By

Ndërkohë që fansat po presin publikimin e albumit të plotë të Dafinës me titull “Dafinë Moj”, me një postim në Twitter, ajo zbuloi pak nga ajo që do të shohim.

Në postimin e saj, këngëtarja thotë se do të mësoni shumë për të kur të dëgjoni albumin e ri.

Më pas, artistja thellohet më shumë në jetën familjare, mungesën e babait, nënën e cila mbeti e vetme e sëmurë, për të rritur tri vajza.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafina në një postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm