Po i mungon skenës muzikore shqiptarë për tashmë një vit e gjysmë.
Këngëtarja Dafina Zeqiri pas një periudhe mes Kosovës, Suedisë dhe Amerikës, e ndau mendjen përfundimisht për të bërë karrierë përtej oqeanit.
Dafinën se pamë në fundvitin e kaluar e as këtë verë në koncerte, me të cilat u mendua se po përshëndetej pasi edhe fshiu çdo fotografi nga kjo pjesë në rrjetet sociale.
Por, për fansat e këngëtares ka lajme të mira.
Sipas të gjitha gjasave, Dafina do i rikthehet këtë fundvit koncerteve në trojet shqiptare përkundër se ky kapitull dukej i përmbyllur.
Kënga e fundit shqip për këngëtaren është e vitit 2016 por kjo përbën fare pak problem meqenëse hitet e Dafinës dëgjohen e këndohen për vite të tëra rresht.