Dafina s’ia lëshon Sarës as këtë herë, i thotë t’i rrijë gati burrit

By

‘Seriali’ Dafina-Sara të shtunën doli me dy episode të reja.

Ishte Sara ajo që e riktheu temën në fjalë, e pyetur në një intervistë televizive në Top Channel.

‘Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë’- tha Sara.

E nuk ka vonuar përgjigja e Dafinës në ‘Threads’.

‘Vajzë, kujdesu për fëmijën tënd dhe burrin. Ndalo së përmenduri emrin tim. Sa e zorshme mund të jetë? Je shumë e fiksuar, chill’, është shprehur ajo.

Çka lë përshtypje është fakti se fjalën burrë, Dafina e ka vendosur në thonjëza.

Nuk i duket Ledri vërtetë burri i Sarës apo çka do të thotë me këtë gjë? Ajo që dihet sigurt është që thonjëzat nuk janë të vendosura rastësisht. /Prive.al

@albcelebs Diva tu i palu💯 @Dafina Zeqiri #fyp #viral #trending #vip #lyric #edit #albania #kosovo #explore #sad #broken #albcelebs #dafinazeqiri #sarahoxha #ledrivula ♬ original sound – Albcelebs

Artikuj të ngjashëm