Në vitin 2012 dëpërtoi fuqishëm në tregun muzikor shqiptar me hite si ‘Ti mi thej kufijtë’ dhe ‘Delicious’ që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.
Por, befasishëm, këngëtarja Dafina Rexhepi u ‘zhduk’ nga skena muzikore për rreth katër vite.
Ndryshe prej shumë emrave që ‘zhduken’ shkaku që s’mund të ‘godasin’ me një hit, largimi i Dafinës nga bota e shoubizit shqiptar u bë vetëm me vendim të saj.
E për të folur mbi këtë pjesë dhe rikthimin, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin Prive në një material me Maki Bajramin.
Ajo mes tjerash shpalosi detaje edhe mbi statusin personal, duke konfirmuar ndarjen nga i dashuri i saj i cili madje ishte përfolur si shkak i largimit nga muzika.
Se çka thotë për pauzimin katër vjeçar dhe personalen e saj, mund ta kuptoni përmes videos së mëposhtme.