Dafina Zeqiri, e ‘sheqerosur’ së fundmi falë rilidhjes së miqësive të dikurshme e rikthimit në një tjetër sjellje me përplot emra ka befasuar së fundmi.
Këngëtarja e njohur e cila po synon një karrierë ndërkombëtare në muzikë në një koment me pak vonesë i ka uruar aktorit shqiptar Blerim Destani ditëlindjen në një urim të shkurtër por që ka tërhequr shumë vëmendje.
Ajo mes tjerash, e ka thirrur në një epitët të ëmbël aktorin i cili njihet si një prej meshkujve më të pashëm shqiptar.
‘Urime ditëlindjen zemër’ – ka qenë epiteti me të cilin ajo e ka uruar mikun e saj me të cilin e lidh një shoqëri disa vjeçare. /Prive.al/