Marrëdhëniet midis reperit Rigels Rajku – Noizy dhe këngëtares Dafina Zeqiri ka tash e një kohë që janë ngrohur dukshëm.
Vitin e kaluar, dyshen e kemi parë bashkë edhe në koncerte teksa nuk kanë munguar as vizitat në ‘konak’ të njëri-tjetrit.
E ndonëse në Amerikë dhe këtë vit pa asnjë projekt e as koncert në trojet shqiptare, duket se Dafina Zeqiri nuk po mbet larg zhvillimeve dhe risive.
Asaj i ka mbërritur në Amerikë një maicë e linjës ‘Illyrian’ që përbën sipërmarrjen më të re të reperit nga Durrësi.
Për ta promovuar, Dafina ka shkrepur edhe një fotografi me veshjen në fjalë duke e etiketuar Noizyn.
Ndryshe, e ardhmja artistike e Dafinës në trojet shqiptare po vazhdon të mbetet e paqartë. Pasi nuk iu rikthye Kosovës e Shqipërisë për koncertet e verës dhe nuk solli asnjë këngë shqip akoma këtë vit, nuk dihet se si do vazhdojë ta menaxhojë këtë pjesë. /Prive.al/