Nuk është se reagon shpesh mbi thashethemet që e shoqërojnë megjithatë për Dafina Zeqirin duket të jenë disa pika ku i humbet qetësia dhe nuk mund t’i lë pa u sqaruar.
Ndër to, edhe fansat!
Këngëtarja ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke u ndjerë e ofenduar nga përshtypja se ajo nuk i përfill ata që i përkrahin.
Në shkrimin e postuar në Instagram, Dafina potencon se secili individ i cili mendon kështu është ‘gënjeshtari më i madh’.
‘Më vjen keq nëse realiteti dhemb por nuk është askush tjetër që ido dhe kujdeset për fansat më shumë se Dafina.Jam krenare me veten që jam kaq e mirë në zgjedhjet që i bëj megjithëse nuk e kam zgjedhur atë por zemra ime’ – deklaron mes tjerash këngëtarja në shkrimin pak të paqartë.
Lexoni të plotë më poshtë. /Prive.al/