Dafina me urim romantik për ditëlindjen e Kreshnikut!

By

Data 27 korrik për dikë mund të jetë një ditë e zakonshme vere, por jo edhe për këngëtaren Dafina Zeqiri.

Kjo pasi që sot feston ditëlindjen Kreshnik Gjergji, i njohur gjerësisht si i dashuri i Dafinës.

Sigurisht, urimet për Kreshnikun nuk munguan nga ylli vendor i muzikës.

“Jo vetëm sot. Çdo ditë është dita jote, zemra ime. Urime ditëlindjen jetë”, mbishkroi Dafina në imazhin nga propozimi për martesë.

“I imi përjetësisht”, mbishkroi ajo në një foto tjetër ku Kreshniku shihet duke pozuar në një ballkon.

Kujtojmë se dyshja kanë qenë miq prej mbi 15 vitesh, dhe shoqërinë e tyre e kthyen në romancë prej muajsh më parë.

 

Artikuj të ngjashëm