Këngën “Lule Lule” me Lumi B, të publikuar dje, Dafina Zeqiri ia dedikon nënës së saj.
Këngëtarja hyri në Instagram për të bërë një postim prekës dhe për të treguar historinë e dhimbshme por të shkurtër, për nënën e saj.
Dafina tregoi që nëna e saj la gjithçka për vajzat edhe pse pasion kishte muzikën.
“Lule Lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë. 2 vjeç unë të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën , ashtu qysh na ke shpëtuar ti. Nënë dhe baba je shembull! Unë thjesht po e vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin!”, ka shkruar Dafina në Instagram.
Më pas Dafina shtoi se talentin e ka të trashëguar nga nëna e saj e cila ka kënduar më herët, por për shkak të rrethanave është detyruar të heqë dorë nga pasioni i saj.
“Ah sikur ju ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vij momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj!”, tha më tej Dafina.