Dafina i kundërvihet Xhulit: “Jetoj vetëm në Prishtinë që kur isha 14 vjeçe”

By

Konkurrentja më e re e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Dafina Dauti në një debat e sipër mbi sjelljet e Xhulit në kuzhinë ka zbuluar një fakt interesant rreth vetes së saj.

Përderisa po fliste për përgatitjen e ushqimit dhe kuzhinës në përgjithësi, Dafina ka thënë se “të gjithë banorët dinë të gatuajnë”, ndërsa ka treguar se prej cilës moshë jeton e pavarur.

“Të gjithë ne dimë të gatuajmë. Unë për vete di të gatuaj shumë mirë sepse prej moshës 14 vjeçe jetoj e vetme në Prishtinë”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni spektaklin Prime ‘live’ në ekranet e Klan Kosova, ArtMotion, NimiTV dhe Kujtesa.

Artikuj të ngjashëm