Marrëdhëniet me rrjetet sociale, Dafina Zeqiri pothuajse asnjëherë nuk i ka pasur shumë të mira.
Shpesh, këngëtarja është ballafaquar me fshirje të llogarive, videove në Youtube e nisjes nga e para mirëpo së fundmi, zhdukjet e gjurmëve ajo po i bën vetë.
Tash e një kohë, këngëtarja që po ka synim tregun ndërkombëtar ka reduktuar fotografitë në Instagramin e saj, me theks të veçantë ato që e shfaqin këngëtare lokaliste në trojet shqiptare duke mos mbajtur më asgjë nga koncertet apo paraqitjet tjera.
Por, Dafina nivelin e habisë e ka dërguar në një tjetër hap.
Këngëtarja e njohur mbrëmë pas mesnate ka fshirë të gjitha fotografitë në Instagramin e saj duke lënë numrin e postimeve në zero.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Prive njoftoi se muaji Mars do jetë i rëndësishëm për karrierën e këngëtares meqenëse zhvillime të mëdha pritet të ndodhin. /Prive.al/