Këngëtarja Dafina Dauti dhe reperi 2Ton sot zunë vend në portale për një raport që tejkalonte miqësitë.
Marrë shkas nga një foto e përbashkët në Instagram, u raportua se dyshja tashmë kanë filluar një lidhje romantike së bashku.
Për t’i dhënë një përgjigjje të qartë spekulimeve, Prive e kontaktoi Dafinën e cila pa hezitim u prononcua në lidhje me këtë thashethem.
‘Une nuk e kam dit që jam në lidhje por e pashë në portalet tona se kokna në lidhje me 2ton’ – u shpreh këngëtarja.
Ajo mes tjerash i falemnderoi portalet që e ‘lidhën’ me 2Ton sepse ashtu kështu siç u shpreh Dafina, ka pasur nevojë të jetë me dikë. /PRIVE.AL/