Ç’po ndodh? Morena nikoqire në Stamboll e yllit të ‘Përputhen’

By

Një raport i ri (shoqëror apo më shumë mbetet të shihet) po krijohet mes Morena Tarakut dhe Atdheut të “Përputhen”.

Protagonisti i reality-shout të njohur ka marrë rrugë drejt Turqisë, jo vetëm por bashkë me nënën e tij dhe vëllain, Butrintin.

Ata janë parë të darkojnë në Stamboll me Morenën dhe bashkëpunëtorin e saj, stilistin Uron Esati.

Në disa story të tjerë, Atdheu, vëllai dhe nëna e tij shihen në veturën luksoze të Tarakut, e cila me shumë gjasë është nikoqirja e tyre në metropolin turk.

Nuk dihet ende nëse mund të presim një bashkëpunim mes tyre në aspektin profesional. Këtë do e kuptojmë me kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm