Është rikthyer edhe një herë në vëmendje ngjarja e verës së shkuar, kur pas një koncerti në Tiranë, çifti i njohur Tuna & Cozman u ndaluan nga patrulla të policisë në blv. Zogu i Parë. Përplasja e këngëtares së njohur si ‘zogu’ me uniformat blu, duket se rezultoi fatale. Kërkesës për kontroll nga efektivët Shqiponja, Tuna iu përgjigj: “Unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni”. Por reagimi i saj duket se shtoi dyshimet e policisë të cilët pas kontrollit, gjetën në të mbathurat e Cozman, 20 gr marijuanë.
Për këtë shkelje, reperi nga Prishtina doli përpara gjykatës së Tiranës e cila në muajin korrik, e la të lirë këngëtarin kundrejt garancisë prej 5 mijë eurosh. Por tashmë hetimet kanë përfunduar dhe Prokuroria e akuzon Ylber Abdullahin për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Mëngjesin e 1 marsit, Ylber Abdullahi do të dalë përpara gjyqtarit Martin Deda. Akuza që rëndon mbi Cozman përcaktohet nga neni 283 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vjet burg. /lapsi.al