Në fillim të Janarit, reperi Cozman pushtoi portalet me një reagim publik në të cilin bëri të ditur se po pauzon nga muzika, i zhgënjyer mes tjerash edhe nga miqtë e tij.
“S’po muj mo me fake repera, me fake repera, me bullsh*ta. Këta nuk ishin kërkah” – dëgjohej teksa thotë Cozman i cili poashtu premtoi një start të ri.
Mirëpo, gjatë rrugës, Cozman duket të ketë ndërruar mendje dhe ka zgjidhur mospajtimet me ‘Babastars’.
Sinjalet e para u dhanë kur kënga e tij u publikua në kanalin zyrtar të label-it në Youtube teksa u vulosën sot.
Përmes një selfie diku në Europë, Cozman ka dhënë mesazhin e qartë – ai është më ‘Babastars’ se kurrë.
Krah Getit, menaxherit Sahiti, Majk e Marshal Jungle, reperi i njohur duket të ketë lënë përfundimisht pas krahëve mospajtimet me miqtë. /Prive.al