Personazhet nga bota e artit dhe e politikës nuk kanë qenë imun ndaj virusit Sars-CoV-2 në vendin tonë.
Numri i të prekurve nga bota e fytyrave publike është relativisht i lartë.
E teksa një pjesë prej tyre betejën me virusin e pandemisë COVID-19 kanë zgjedhur ta bëjnë fshehurazi, larg syrit të publikut, ka të tjerë që e kanë ndarë zhvillim menjëherë me publikun.
I tillë është edhe aktori Basri Shala, i njohur me nofkën Virusi.
Ish-opinionisti i “Big Brother Albania” përmes një statusi në rrjete sociale ka konfirmuar se në testimin e IKSHPK ka rezultuar pozitiv.
Shala, në njoftimin publik e ka cekur se është treguar goxha strikt në mbajtjen e maskës dhe distancës përgjatë kësaj kohe të pandemisë mirëpo fatkeqsisht, sërish nuk i ka shpëtuar COVID-19. Urojmë që beteja me virusin për të të jetë sa më e lehtë! /Prive.al
Miq,
Pas disa shqetesimeve qe i kisha, dje e kam ba testin. Para pak kohe me thirren prej IKSHP-se dhe m'kallxun qe jam…Posted by Basri Shala on Monday, August 10, 2020