COVID-19 i merr jetën artistit të njohur shqiptar

By

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole. Aktori ka humbur jetën për shkak të sëmundjes vdekeprurëse të koronavirusit. Artisti shqiptar Koço Devole u infektua me koronavirus para 18 ditësh, ku më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u fut në intubim. Devole u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia. Artisti 75-vjeçar vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat i kanë vështirësuar luftën me koronavirus ku dhe për fat të keq është ndarë nga jeta, raporton Dosja.al.

Featured image of article: E trishtë! Covid-19 i merr jetën Koço Devoles, aktori i madh vdes pas rëndimit të situatës në intubim

Kush është Koçe Devole?

Devole, me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit, ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar. Në vitin 1946 familja e Koço Devoles u zhvendos në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Në nëntor të vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.

Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Partia Socialiste, Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole u detyrua që të emigrojë me familjen në ShBA.

Në dy dekadat e fundit, Devole ishte pjesë e formatit shumë të njohur investigativ “Fiks fare”.

1 vit nga premiera, tani '2 gisht mjaltë' do të mund ta shihni online

Artikuj të ngjashëm