Coldplay po punon në një album të ri

By

Banda Coldplay raportohet që po punon në një album të ri të titulluar “Muzika e Sferave”.

Sipas raportimeve nga The Sun, një burim i afërt me grupin e ka konfirmuar se ata kanë qenë duke incizuar muzikë gjatë mbylljes pandemike.

“Chris-i dhe shokët kanë dhënë indikacione tash e një kohë por tani më në fund një gjë e tillë po i merr këmbët”, ka thënë burimi.

“Ata kanë qenë të zënë duke punuar në muzikë të re gjatë mbylljes dhe gjithçka do të kulmojë me një album, që bart titullin punues, Muzika e Sferave”.

Artikuj të ngjashëm