“Çohu Enver na bëj derman!” Adrola Dushi sqaron shkrimin që ngjalli reagime

By

Ishte një postim i fundit i Adrola Dushit, që trazoi ndjekësit e saj.

“Ne si shqiptarë nuk dimë ta menaxhojmë lirinë dhe demokracinë. Çohu Enver na bëj derman!”, shkroi Adrola Dushi në postimin e saj në Instagram.

Reagimet e shumta erdhën pas frazës “Çohu Enver” që interpretohet si qëndrim pro-komunist. Por, sqarimi nga ana e modeles ishte i shpejtë për të shtjelluar më tej se kjo frazë është përdorur vetëm si shprehje figurative.

“Per storyn paraardhes, thirrja “cohu Enver” eshte absolutisht figurative dhe kjo nuk do te thote qe une preferoj regjimin komunist apo totalitarist, kjo ishte thjeshte per te shprehur shokun tim emocional/mendor sa i perket ndodhive banale qe ndodhin ne vendin tone. Duke u perpjekur per te qene si bota, po ngaterrojme vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin siperfaqesor qe po perpiqemi te shesim. Edhe pse eshte fraze kontradiktore per ne shqiptaret, kjo qe une permenda nuk eshte ne ligjerate te drejte por figurative sic e thashe dhe po e perdor ne nje moment te caktuar ku shoqeria jone po kalon episode te renda si jetesore, ashtu edhe kulturore”, shkruan Adrola në postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm