Nusret Gökçe- kuzhinieri turk i njohur në internet si Salt Bae- sapo ka hapur një degë të restoranteve të tij Nusr-Et në Londër.
Kuzhinieri karizmatik 38-vjeçar u bë një meme në vitin 2017 për përdorimin e një teknike unike teatrale kur ishte fjala për përgatitjen dhe erëzimin e mishit.
Steakhouse e fundit e Gökçe, e cila ndodhet në Hotel Park Tower në Knightsbridge, është e 15 -ta e tij në të gjithë globin, me poste të tjera në New York, Los Angeles dhe Turqi.
Njerëzit janë shprehur të tronditur ndaj menysë së shtrenjtë, e cila përfshin biftekun e famshëm të kuzhinierit prej ari 24-karat.
Një faturë, e cila është shtypur nga Nusr-Et, po shpërndahet në internet, duke shfaqur një Coca Cola që kushton mbi 10 euro, një biftek tomahawk gjigant me çmim prej 730 euro, por çaji turk vjen nga shtëpia.
Personi që pagoi faturën prej më shumë se 2,100 eurosh për darkën, pagoi 51 euro për vetëm katër pije RedBull. /Prive.al
**(Çmimet në faturë janë në funta dhe në tekst janë konvertuar në euro.)**