Çka thotë sot Alec Baldwin pas të shtënave fatale në xhirime?

By

Alec Baldwin ka pranuar se karriera e tij e aktrimit mund të ketë mbaruar pas vrasjes së kineastes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.

“Mund të jetë”, tha aktori 63 vjeçar në një intervistë për ABC News, duke shtuar se nuk i interesonte.

Baldwin tha gjithashtu se ai “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës gjatë incidentit të 21 tetorit në New Mexico.

“Dikush ka futur një plumb të vërtetë në një armë”, tha ai. “E di që nuk jam unë. Nuk e di se çfarë ndodhi në atë set. Nuk e di se si arriti ai plumb në atë armë. Nuk e di”, tha më tej Baldwin.

Artikuj të ngjashëm