Raporti mes nuseve dhe vjehrrave pa dyshim se në çdo familje shqiptare përbën një shtyllë të rëndësishme.
Duket se Afrona Dika si e dashura e Bleros relacionin me nënën e këtij të fundit e ka të shkëlqyeshëm. Në një foto të postuar në Instagram, në bazë të përshkrimit lë të kuptohet se për Afronën nëna e Bleros është mbretëreshë.
“Një burrë që trajton gruan e tij si princeshë është dëshmi e gjallë se është rritur nga një mbretëreshë” – thekson bukuroshja në foton e postuar në Instagram.
Ndryshe, takimet me prindërit e njëri-tjetrit tashmë kur lidhja është konsoliduar janë bërë çdoherë e më të shpeshta për çiftin. /Prive.al/
https://instagram.com/p/7F4nYvBv5X/