Luana Vjollca është gati!

By

Luana Vjollca është gati! Prezantuesja e njohur pritet të nisë sezonin e ri televiziv këtë të Shtunë.

Pas suksesit të ‘Shiko Kush Luan’ në sezonin e parë, programi do rikthehet sërish nga 29 Shtatori deri në fillim të Janarit të vitit 2019 në ekranin e Top Channel.

‘Shiko Kush Luan’ është paralajmëruar me risi në përbërje. Ndryshime do ketë edhe në emrat e kapitenëve të skuadrave teksa ca intervenime janë bërë edhe në skenografi.

Tashmë, Luana do ketë përballë dy konkurentë nga një kanal. Në gjysmën e parë ajo do përballet me spektaklin e humorit ‘Duplex’ nga Julian Deda me shokë,për të vazhduar më pas me rivalin e ‘përbetuar’, Ermal Mamaqin, me të cilin pati garën sezonin e kaluar.

Se kush do triumfojë, na mbetet ta shohim javët në vazhdim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm