Çka po thonë përsëri mediat sllave për Kallashin?! (FOTO)

By

Valltarja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Donjeta Kosumi, ndryshe e njohur me emrin Kallashi pothuajse çdo ditë gjen ndonjë gjë me të cilin arrinë të krijojë lajm.

Por përpos lajmeve në portalet vendore Kallashi ka ditur shpeshherë të thyej edhe kufijtë shqiptarë duke u bërë kështu pjesë e kronikave të ndryshme në portalet serbe e maqedone.

Njejt ndodhi edhe mbrëmë teksa ajo u shndërrua në lajm të ditës në disa portale në Maqedoni të cilat tregonin pak a shum për aktivitetet e saj.

Një prej titujve kryesor e më interesant ishte ai ku tregonte se Kallashi nuk ka kryer asnjë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks si dhe jetën e saj mes tangave, qytetit e plumbave.

Me apo pa dashjen e saj Donjeta tashmë ka zënë një vend kryesor në mediat rozë e ndikimin e saj po e vërtetojnë më së miri edhe artikujt e shumtë edhe nëpër mediat e fqinjëve tanë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm