Që në fillim të karrierës së saj muzikore, Tayna është proklamuar si një feministe dhe vajzë që lufton e mbron të drejtat e grave.
Madje ajo ka shprehur se vajzat duhet të luftojnë për të drejtat e tyre, dhe dikush e ka kritikuar për deklaratat.
Por Tayna i ka kthyer përgjigje duke i thënë se një gjë të tillë e bën sepse është vajzë inteligjente dhe e pavarur.
“Çka po të duket vetja ty që po e ngrit zanin për t’gjitha gratë?”, ka qarkulluar një fotografi e saja me këtë mbishkrim.
Ndërsa ajo përgjigjet: “E pavarur, inteligjente, me vetëbesim të plotë. Ta kisha sugjerua edhe ty ta provosh se si është”. /Prive.al