Gati dy vite më parë Kallashi u shfaq në Prive për të treguar një tjetër realitet të vendit tonë.
Që atëherë u shndrrua në senzacion e target i medies. Donjeta tregoi se që nga ajo intervistë, interesimi për të u shtua dhe këngëtarët bën oferta por që tani po mendon të vazhdoj karrierën pa duete që të mos përfitoj askush nga emri i saj.
Për këtë arsye për festat e fundvitit Kallashi ka menduar të lançoj një këngë që do të mbaj emrin ‘Nëna dimër’.
Adhuruesve të saj ia sjell këtë dhuratë e ndërsa për vete ka një tjetër pritje: ‘Dëshira ime për vitin 2016 është me ardh babadimri te unë në shtëpi’ – u shpreh valltarja.