Në muajt që lamë pas, përgjatë tërë verës, aktorët e njohur të grupit “Stupcat” na shoqëruan me “Oda e Stupcave” dy herë në javë në Klan Kosova.
Formati që trajtonte aktualitetin në formën e humorit siç dinë vetëm Vedati, Mensuri dhe Osmani, ishte ndër më të shikuarit.
E tashmë, me vjeshtën në prag dhe sezonin e ri televiziv duket se koha është për diçka të re.
Përmes rrjeteve sociale, aktorët e grupit të njohur kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të vijnë me risi në ekranin e Klan Kosova.
“Stupcat së shpejti në Klan Kosova me premierë. Ju duam” – është shprehur Vedati në një postim i cili ka ngjallur reagimin e ndjekësve në rrjete sociale.
Numërimi prapa ka filluar! /Prive.al