Çka po ndodhë mes Emily Ratajkowski dhe Harry Styles?

By

Harry Styles ka shpresa të mëdha për lidhjen e tij me Emily Ratajkowski pas puthjes së tyre të zjarrtë.

“Harry ka qenë gjithmonë shumë i tërhequr nga Emily”, zbulon ekskluzivisht një burim për Us Weekly, duke shtuar se fituesi i Grammy-t, 29 vjeç, është “i emocionuar” për “lidhjen” me modelen 31-vjeçare.

Emily nga ana e saj, nuk dëshiron të nxitojë për romancën afatgjatë mes divorcit të saj nga bashkëshorti. “Emily nuk po kërkon asgjë serioze,” thotë burimi i brendshëm. “Ajo thjesht po përpiqet të jetojë jetën e saj më të mirë beqare dhe të argëtohet”.

Ratajkowski u nda nga producenti, me të cilin ndan djalin 2-vjeçar Sylvester, në korrik 2022 dhe paraqiti kërkesën për divorc dy muaj më vonë. Që nga ndarja e saj, aktorja ka qenë e lidhur me Brad Pitt, Pete  Davidson dhe Eric Andre.

 

Artikuj të ngjashëm