Çka po ndodh me Besën?

By

Që nga fillimi i karrierës, me paraqitjen skenike të saj ajo krijoi imazhin e një këngëtareje për të cilën primare ishte zëri kurse komponentët tjerë përcjellës nuk është se kishin edhe aq rëndësi. E thjeshtë dhe jo shumë e komplikuar në dukje por me një vokal të fuqishëm, Besa Kokëdhima arriti t’i fitojë zemrat e adhuruesve me këngët e saj.

Mirëpo me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan dhe Besa e dikurshme po i linte vendin një të reje e cila pa përtesë shfaqte çdo herë e më shpesh linjat trupore në mënyrë më te ekspozuar. Kjo tendencë e këngëtares u vulos së fundmi nga seti fotografik i realizuar në jug të Shqipërisë në të cilin ajo shfaqet më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Se a është gjetje e duhur ky evoluim në dukje i Besës, i mbetet fansave të saj më besnikë ta gjykojnë./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm