Stresi mban premtimin e dhënë, kjo është surpriza e tij! (VIDEO)

By

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ditët e fundit ka zënë vend në media për shkak të një videoje ku ai shihej duke gjuajtur me armë.

Rasti në fjalë ka shtyrë që reperi të arratiset pasi ai filloi edhe të kërkohet nga policia duke bërë që projekti që kishte paralajmëruar për ditën e djeshme të mbetej pa videoklip.

Sidoqoftë ai nuk e la pa mbajtur premtimin e dhënë duke bërë të pamundurën që projekti i paralajmëruar ‘Mos u dorzo’ të lansohet natën e mbrëmshme gjë që edhe ndodhi.

Artisti nis kështu vitin në ‘arrati’ por me një super projekt të ri të shtuar në repertuarin e tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm