Dikur ishin shoqe të pandashme që bashkë shiheshin në çdo mbrëmje dhe event.
Miss Kosova 2006, Besa Gashi dhe këngëtarja Tuna Sejdi verën e vitit të kaluar me miqësinë e tyre u rikthyen në vëmendjen e mediave.
Thashethemet se Tuna e ndau Besa Gashin nga burri i saj me fjalët që i thoshte mikeshës patën një replikë të ashpër nga bukuroshja që mohoi çdo implikim të mundshëm të Tunës në jetën e saj private.
Këtu ishte pikëprerja e fundit e miqësisë mes vajzave. Besa vazhdoi normalisht jetën familjare të saj me vajzën dhe bashkëshortin teksa Tuna u nda përfundimisht nga Cozman.
E përderisa më nuk dëgjuam gjë prej Tunës dhe Besës që sipas fjalëve nuk janë më si dikur, është reperi nga Babastars ai që po vazhdon miqësinë me çiftin. Cozman sot ka postuar foto me vajzën e Albertit dhe Besës, Kjarën duke dëshmuar kësisoj miqësinë me familjen.
Ndryshe, siç e kemi cekur edhe më parë, reperi Cozman po e kalon shumë mirë periudhën pas ndarjes, teksa Tuna në një formë është ‘izoluar’ në rreth të ngushtë. /Prive.al/