Çka ndodhi mbrëmë në koncertin e rikthimit të Elvana Gjatës?

By

Këngëtarja Elvana Gjata mbrëmë nisi koncertet pas një kohe relativisht të gjatë, rreth dy vitesh.

Ajo ishte në Zvicër ku performoi këngët e saj të vjetra e të reja në një atmosferë impozante.

Pak nga ajo që ndodhi mbrëmë, ka ndarë vetë Gjata përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet në anglisht: ‘Falemnderit juve që erdhet dhe e bëtë këtë natë shumë speciale për mua. Ne kemi punuar fort për këtë spektakël dhe jam shum e lumtur që e keni pëlqyer. Shumë mirënjohese! E ardhmja, Tirana’

Krahas Tiranës, përgjatë muajve në vazhdim, Elvana do mbajë koncert edhe në Prishtinë dhe Athinë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm