Një gjë që ka lënë përshtypje ka qenë raporti i mirë mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit.
Përkundër lidhjes së tejkomentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, vajzat u bënë më pas shoqe të mira duke u parë jo rrallë në shoqëri të njëra-tjetrës.
Por, diçka në këtë raport duket se ka lëvizur.
Ndjekësit e kanë vënë re së fundmi se ato nuk ndiqen më me njëra-tjetrën në Instagram, shenjë kjo e qartë e një raporti jo të mirë.
Nuk dihet arsyet përse nuk ndiqen më Dafina dhe Sara.
Ajo që dihet sigurtë është se Ledri pak ditë më parë ndezi rrjetin duke komentuar tek label i Dafinës se pjesa e tij e preferuar në këngën me Elgitin është vargu që në rrjet është komentuar si kundërpërgjigje ndaj projekti të Ledrit me Romeo Veshajn.
SHumëkush, komentin e pa të papërshtatshëm duke i rikujtuar Ledrit se është i martuar.
Më pas, nuk vonoi shumë dhe komenti në fjalë u fshi nga reperi duke lënë të kuptohet se dikujt, e me shumë gjasë Sarës, ai s’i ka pëlqyer aspak! /Prive.al