”Squid Game” po rikthehet

By

“Squid Game” seriali që u mirëprit nga publiku është në përgatitje të rikthehet me sezonin e dytë.

Netflix ndau detaje të reja për sezonin e ri të serialit trajler, të Koresë së Jugut “Squid Game”, ku pjesë e kastit do të jenë edhe disa nga aktorët që kanë marrë pjesë në sezonen e parë, transmeton klankosova.tv.

Rikthimi i konfirmuer për sezoni e dytë është për personazhin e maskuar “Front Man”, i portretizuar nga Lee Byung-hun dhe Wi Ha-jun, që luan policin në kërkim të vëllait të tij të zhdukur.

Mirëpo ka mëdyshje në lidhje me rikthimin e disa personazheve të serialit, ndër ta është aktori Oh Yeong-su, i cili luajti përsonin e moshuar në sezonin e parë të “Squid Game”,  dhe se ende nuk është konfirmuar nëse do të jetë përseri anëtar i ri i kastit, shkruan CNN.

Seriali, i cili u shfaq premierë në vitin 2021 dhe mori gjashtë çmime Primetime Emmy, do të mirëpresë gjithashtu anëtarët e rinj të kastit Yim Si-wan, Kang Ha-neul, Park Sung-hoon dhe Yang Dong-geun.

Artikuj të ngjashëm