Reperi Getinjo ka një kërkesë publike për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Instagram, ai kërkoi nga kreu i qeverisë të ndërmarr masa për njerëzit që po shahen në aplikacionin TikTok.
“Beso që ki me i shpëtu shumë njerëz. Se çka jem tu bo na si popull aty është turpi i botës”, ka shkruar artisti ndër të tjera.
Në këtë postim, Getinjo e ka etiketuar faqen zyrtare të Albin Kurtit të Instagram.