Vitin e kaluar që prej shpërthimit në verë me “S’jena mo” pati koncerte të njëpasnjëshme.
E pamë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e diasporë duke mos u ndalur as edhe për një ditë të vetme, madje as edhe kur ishte i lënduar.
E të ardhurat e fituara nga këto koncerte të panumërta duket se i kanë dhënë hapësirë Majkit që të blejë edhe një veturë të re.
Bëhet fjalë për një veturë të bardhë, tip AUDI Q5, pronar i të cilës, këngëtari është bërë së fundmi.
Prive.al ka arritur të sigurojë imazhe në të cilat Majki shfaqet i lumtur në ‘dashurinë’ e tij të re.
Plot sukses, famë, para e gjithashtu edhe femra normalisht që artistin e super-hitit “Dashni” e bëjnë të ndihet siç është më së miri. /PRIVE.AL