Kohëve të fundit nisi të ekspozohet dukshëm dhe kjo nuk u la pa u komentuar.
Shumëkush u habit kur këngëtarja Yllka Kuqi me veshjet e saj ekstravagante nisi çdo herë e më shumë të vë në pah linjat mahnitëse trupore.
Duke mos e çarë kokën mbi komentet, këngëtarja vazhdoi punën e saj normalisht por në secilin detaj, ajo konsultohet edhe me prindin.
Duket se edhe për veshjet, Yllka merr ‘aminin’ nga babai i saj.
Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmë në një prej paraqitjeve televizive në Top Channel, në të cilën, babai e ka konsideruar Yllkën me Jennifer Lopez.
Por a do e thoshte të njejtën në një veshje pak më ndryshe?! Ne themi se po! /Prive.al/