Çka i tha Ergi babait për motorat tre javë përpara vdekjes?!

By

Duke folur mbi ngjarjen tragjike të vdekjes së djalit të tij, Ergi Dinit, z. Dashamir Dini rrëfeu mbi relacionin e yllit të shuar me motorat, që i morrën vdekjen.

Z. Dini deklaroi se Ergi asnjëherë nuk i ka dashur motorat dhe ka pasur frikë të madhe nga ta.

‘Vetëm tre javë përpara vdekjes ai më tha do i kishte fut në burg të gjithë prodhuesit e motorave. Janë mjeti më i pasigurt që ekziston’ – shtoi babai i këngëtarit të ndjerë.

Mes tjerash, ai nënvizoi se nuk ka qenë as faji i shokut të Ergit pasiqë djemtë nuk kanë manovruar stile me mjetin e transportit por kanë qenë duke vozitur me 40 kilometra për orë.

‘Nuk dihet se si të shpjegohet as nga policia. Mbase duhet kthyer në variantin fetar. Unë them egjeli, shkak i vdekjes’ – përfundoi z. Dashamir. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm