Divorci artistik mes Noizyt dhe Encës ishte pa dyshim ngjarja e javës në showbizin shqiptar.
Ajo u shndërrua kryetemë në portale dhe diskursin publik por duket se jehona e këtij zhvillimi nuk po zbehet në intensitet edhe tashmë kur ka kaluar një javë e plotë.
Një moment të tillë e ka dëshmuar edhe vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka treguar se në aeroport ka arritur t’i dëgjojë disa persona përkrah saj teksa flasin për ngjarjen pa e ditur se kanë Encën pranë.
‘E di që nuk ia keni idenë që unë jam këtu por ju dëgjova se çka thatë. Interesante’ – shprehet mes tjerash këngëtarja.
Shpresojmë t’ia kenë mbajtur anën asaj. /Prive.al/