8 Marsi vërshoi rrjetet sociale me përplot foto të nënave dhe dhuratave për to ku nuk u kursyen fjalët më të mira.
Por, reperi Getoar Selimi që njihet për afeksionin e veçantë ndaj nënës, duket se për të mos qenë në të njejtën linjë me shumicën, nuk postoi asnjë foto të këtij lloji.
Kjo nuk nënkupton se ai nuk i ka blerë asgjë nënës për këtë festë. Në një imazh të siguruar nga Prive, ai shihet bashkë me Marinën në një prej lulishteve të kryeqytetit ku kanë blerë buqetë me lule për zonjën Florije.
Kjo e fundit, e surprizuar nga djali respektivisht nusja, dhuratën e bërë nga çifti e ka postuar në rrjete sociale. /Prive.al/