Çka fitoi Camila nga Miss Universe?

By

 

Aventura e Miss Universe përfundoi mirëpo ato që mbesin nuk janë vetëm kujtimet e bukura.

Shumë prej vajzave që kanë qenë konkurente në evenimentin e bukurisë shpesh vazhdojnë miqësinë e tyre edhe përtej ditëve të kaluara së bashku në organizim.

E duket se një miqësi që nuk do ta harrojë lehtë e ka krijuar edhe Camila Barraza, përfaqësuesja e Kosovës këtë vit.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka shprehur mirënjohjen për shoqen e saj të re, Miss Universe Spanjën me të cilën duket se ndoshta edhe falë ngjajshmërive lingustike ia ka dalë të lidhet emocionalisht.

‘Miqësia jonë është gjëta më e lezetshme që Miss Universe më ka dhënë mua. Jamë shumë e lumtur që të kam takuar. Të dua dhe do më mungosh’ – shprehet mes tjerash në foton e shpërndarë Barraza.

Ndryshe, ajo tashmë pritet që të kthehet në Kosovë për të vazhduar karrierën e saj, mes vendit që e përfaqësoi dhe atij të origjinës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm