Shumë artistë nga Shqipëria që po zbarkojnë në Prishtinë stacionin përfundimtar po e kanë studion e Zzap&Chriss.
Njejtë ka vepruar sot edhe humoristi Ermal Mamaqi që mësohet se ka vizituar studion e producentëve të njohur me gjasë për të konkretizuar diçka nga projektet e tij.
Kjo nuk është hera e parë e vizitës pasiqë Ermali edhe para disa javëve ka qenë në Prishtinë për këtë qëllim.
Në televizion, pak ditë më parë humoristi ‘aderoi’ nga Digitalb në Klan, në kuadër të ikjeve të shumta nga Digitalb të fytyrave të njohura dhe fuqizimit gjithnjë e më të madh të televizionit Klan. /Prive.al/