Çka e bëri Duan të distancohet nga kolegu i hitit ‘Levitating’?

By

‘Levitating’ është një nga këngët më të suksesshme të Dua Lipës, projekt të cilin këngëtarja me origjinë nga Kosova e pati në bashkëpunim me Dababy.

Reperi amerikan, së fundmi është vënë në shënjestër të kritikave në lidhje me një deklaratë të tij.

TMZ ka publikuar një video nga një prej koncerteve të tij në të cilin ai mes tjerash ka inkurajuar audiencën që të ndezin blicat e telefonave nëse “nuk janë shfaqur me HIV/AIDS apo ndonjë tjetër sëmundje seksualisht të transmetueshme që të bën të vdesësh brenda dy apo tre javëve”.

Ky koment ishte vetëm një nga disa deklarime të Dababy të cilat kishin konutacion nënçmues për të infektuarit me HIV/AIDS dhe personat e komunitetit LGBTQ+.

Kjo ka bërë që Dua të distancohet publikisht nga kolegu me të cilin solli hitin ‘Levitating’.

Përmes Instagramit, ajo është shprehur:

“Jam e befasuar dhe e tmerruar nga komentet e DaBaby. Unë me të vërtetë nuk e njoh këtë si personin me të cilin kam punuar. Unë e di që fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe se qëndroj 100% me komunitetin LGBTQ. Ne duhet të bashkohemi për të luftuar stigmën dhe injorancën rreth HIV / AIDS.”

Lazy loaded image

Dua njihet si përkrahëse e komunitetit LGBTIQ+ dhe grupeve të tjera të margjinalizuara shoqërore. Reagimet dhe qëndrimet e saj i ka mbrojtur zëshëm edhe kur mund t’i kenë kushtuar, si në rastin e denoncimit të krimeve izraelite ndaj popullsisë palestineze. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm