Çka duhet të presim të hënën gjatë natës Prime në ‘Big Brother VIP Kosova’?

By

Fis Juniku është konkurenti më i ri që iu bashkua mbrëmë banorëve dhe shtëpisë më të famshme në vend, duke filluar kështu aventurën e tij në Big Brother VIP Kosova.

Por, ai statusin si banori i fundit që hyri në shtëpi do ta mbajë për pak kohë, kjo pasi që të hënën shtëpisë do t’i bashkohen edhe disa konkurentë të tjerë.

Këtë e zbuloi moderatori i këtij edicioni Alaudin Hamiti, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, shkroi: “Big Brother VIP Kosova, të hënën me hyrje të reja”.

Hamiti nuk dha detaje se sa persona do t’i shtohen shtëpisë më të famshme në vend, por na mbetet ta kuptojmë në Prime-n e së hënës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm