Çiljeta Xhilaga publikon një video të rrallë nga fëmijëria e saj

By

Së fundmi, Çiljeta bëri një shëtitje në rrugën e kujtimeve dhe një copëz të saj e ndau me neve.

Këngëtarja ndau një video të bërë në shtëpi për festën e ditëlindjes së saj të gjashtë. Ajo kishte ftuar fëmijët e klasës dhe të lagjes. Ajo shihet në krahët e babait të saj të ndjerë duke vallëzuar.

“Kur unë festoja 6 vjetorin tim dhe tërë pallati, lagjja dhe klasa ishte në shtëpinë time  dhe unë që dridhem dhe spërdridhem në krahët e super babit tim, krenare dhe me fat për prindërit e mi që s’kanë lënë ditëlindje pa më festuar çdo vit. Të dua mami. Më mungon babi”, ka shkruar ajo.

View this post on Instagram

A post shared by 🎀 Ç𝓲𝓵𝓳𝓮𝓽𝓪 𝓧𝓱𝓲𝓵𝓪𝓰𝓪 🎀 (@ciljetaxhilaga)

Artikuj të ngjashëm