Zakonisht pjesën personale të jetës së saj e mbanë më të mbyllur dhe më pak e ekspozon, megjithatë ka ca elemente që fansat e saj mund t’i shohin nga Çiljeta.
Ndonëse kurrë nuk i ka prezantuar ambientet e shtëpisë së saj, ra emisioni “E diela shqiptare”, përkatësisht rubrika “Për drekë me Mua”, ai që zbuloi pak nga shtëpia e këngëtares së njohur.
Çiljeta hapi dyert e shtëpisë së saj për të mirëpritur të ftuarit Gent Hazizin dhe futbollistin Alban Xhihani, e më pas ka prezantuar edhe shtëpinë e saj, kuzhinën moderne dhe ballkonin e ëmbël.
Këngëtarja e ka dëshmuar se është një kuzhiniere dhe amvise e mirë, pasi gatimet e saj u pëlqyen nga të ftuarit që i kishin shkuar për drekë. /Prive.al