Çiljeta në pritjen e ëmbël?

By

Prej tre vitesh bashkë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit Alban Hoxha do të bëhen prindër për herë të dytë.

Burime për “Kids’Time” bëjnë me dije se Çiljeta është në pritje të ëmbël.

Sakaq, mësohet se ajo është në muajt e parë të shtatzënisë dhe deri tani duket se gjithçka po shkon mirë.

Çifti ndërkohë kanë dy djem, nga martesat e mëparshme, Fernandon (Çili) dhe Bekon (Albani).

Kujtojmë që Çiljeta së fundmi ka qenë e përkushtuar ndaj fesë islame dhe kryesisht postimet në rrjetet sociale kanë qënë në lidhje me këtë fushë.

Artikuj të ngjashëm