Aktori i njohur shqiptar e konfirmon se është pozitiv në coronavirus

By

Aktori i njohur i ‘Portokalli’, Florjan Binaj e ka konfirmuar raportimin medial se është pozitiv në coronavirus.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka bërë të ditur se është asimptomatik por është izoluar me kohë dhe i duhet të mungojnë në javët e fundit të sezonit të ‘Portokalli’.

Postimi i tij i plotë më poshtë. /Prive.al

View this post on Instagram

Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19😅 Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!😂 Shëndet të gjithëve!

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on

Artikuj të ngjashëm