Çiljeta bën deklaratë të fortë pas lajmit për ndarje me Alban Hoxhën: Na leni rehat, boll u morët…

By

Ka disa javë që Çiljeta e gjen veten në ballinat e mediave rozë për shkak të thashethemeve se ajo u nda me futbollistin e njohur Alban Hoxha.

Me sa duket këngëtares i erdhi në maje të hundës ky spekulim dhe ka vendosur të reagojë më në fund.

Përmes një statusi të gjatë në Instagram, Çiljeta bëri me dije se nuk është ndarë nga i dashuri dhe kërkoi që ta lënë rehat.

“Te dashura media qe sna late rehat te zgjohemi nga gjumi njeher rehat dhe tna shkoj dita mbare,do tju lutesha shum shifni grate dhe burrat e juaj familjet tuaja se duke u marre me jeten e te tjerve do tju ikin grat e juaja dhe burrat nga duart,un e kuptoj pjesen qe kur je personazh je ne qender te vemendjes per cdo gje dhe normalisht skeni si mbushni gazetat perdit por cdo gje e ka edhe nje limit ndaj do tju lutesha tna leni rehat boll u moret jo vidjo jo u ndan jo u pajtun jo u ndan jo u pajtun prap,sna kan ndar as vidjot e bera me qellime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgje kur te ndahemi nga I madh I Zot do tju lajmerojm vete.Dite te mbare te gjithave portaleve sot”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/BtGRXwfAtFk/

Artikuj të ngjashëm